AlbanaisMe pak fjale rreth neshCfare eshte Qendra e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale?Ne jemi një grup i specializuar doktorash, infermjeresh dhe keshilltarësh qe afrojme trajtim te shpejte mjekesor dhe perkrahje emocionale per te rinjte mbi moshen 12 vjec, grate dhe burrat qe kane perjetuar dhunen seksuale. Sherbimi qe ne afrojme eshte konfidencial dhe falas. Githashtu, ne afrojme trajtim dhe kujdesemi për te dhunuarit seksual që janë me probleme fizike. Qendra e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale ndihmon dhe afron sherbim perkthimi per ata individ që kanë vështírësí në gjuhën anglese. Sherbimi yne eshte 24 ore.
Si te kontaktoj me Qendren e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale?Drejtohuní në departamentin e ndihmes se shpejte në:Scarborough Hospital Grace Division 3030 Birchmount Road Scarborough, Ontario Spítalí është në cedín E avenu së Finch dhe rruga Birchmount. Spítalí është në cedín E avenu së Finch dhe rruga Birchmount ju mund te shikon harten per ndihme. Po keshtu ju mund te na telefononi në numrím 416-495-2555 dhe ne do te jemi gati qe tu japim orientimin a sakte se si te vini ne kete adrese. Çfarë ju do te gjeni?Grupi i ndihmes se shpejte do te kujdeset dhe do të mjekojë çdo plagë që mund të keni. Ata do te kontaktojne Qendren e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale. Infermerja e specializuar do të ju çoje në vend të qetë e të sí gurtë, dhe do te kudeset per ju. Ajo do të degjoj dhe do të shpjegoj te gjitha opsionet qe jane per ju. Ne qoftë se ju deshíroní të mblidhni fakte, Qendra e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale do të kontaktoj me doktorin. Cfare do te ndodhi me pas?Trajtimi shendetsore mund te perfshije nje kontroll te pergjithshem shendetsor dhe mjekim te cdo demtimi fizik qe ju mund te kini. Ju do te merrni ilaÇe per parandalimn dhe kurimin e semundjeve seksuale te transmetueshme. Gjithashtu ílaÇe për parandalímín e shtatzaníse janë te ofertuar nga Qendra e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale. Ne do te mbajmë rekorde dhe evídenca shendetsore ne qofte se ju vendosní qe tu drejtoheni organeve ligjore. Mbajtja e Evídencave Shendetsore:Nje pakete per ekzaminimin e dhunes seksuale do perdoret për të grumbulluar evidenca shendetsore nga trupí dhe rrobat, që të ndihmoje në proÇedurat legale. Keto evidenca duhet te mblidhen brenda 72 orëve te para pasi ju keni qene nen dhunen seksuale. Ne qofte se ju nuk deshironi te perfshini policine të merret me Çeshtjen tende, keto evidenca do te ruhen pranë Qendres se Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale deri ne 6 muaj. Ne kete menyre ju do te keni kohe te mjaftueshme te vendosni çfarë ju preferoni të bëní. Qendra e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale nuk raporton dhunen seksuale në polící dhe as jep informacion mbi te. Vetem ne qofte se ju autorizoni qe nje gje te tille te behet atëhere ínfermjerja ose doktorí do ta bejne. Para se të largoheni nga Spítalí:Ínfermjerja do t’ju jape një informacíon të pergjitheshem mbi ate se ne cfare eksperíencë mendímesh, ndjenjash, dhe reagimesh perjetojne ata qe jane dhunuar seksualisht. Juve do ju rekomandohet qe te vazhdoni trajtimin mjekesor dhe do ju jepen emrat e infermjeres dhe doktorit qe do kujdesen per ju. Qendra e Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale do ju jape nje informacion mbi sístemín legal. Ínfermjerja qe do jete per tu kujdesur per ju do te telefonoj pas disa ditesh ne se ju mund te keni nevoj per keshill ose ndihme. Raport anonim per palen e trete:Në qoftë se ju nuk deshíroní nje ndjekje hetimore te ceshtjes suaj nga polícia, ju mund te kompletoní nje Raport anonim per nje pale te trete. Arsye per kete eshte qe te ndihmohet policia me informacion per ndjekjen dhe venien para ligjit te dhunuesit seksual. Emrí i te dhunuarit nuk do të perdoret në këtë raport. Formularet per kete mund te gjenden prane Qendres se Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale. Ne qofte se ju do keni paqartesi ne plotesimin e tij, infermjeraja do te jete e gatshme qe t’ju ndihmoje per kete. Sherbimi Keshillimor:Dhuna seksuale është nje pervoje e tmerrshme dhe te dhunuarit zakonísht perjetojne shumë emocíone qe mund te kene shume efekte negative mbi te ardhmen e tyre. Infermjerja dhe doktorí janë gatí per ndíhmë dhe afrojnë konsultíme te veçanta qe ju ndíhmojne ju të ballafaqohení me jeten. Famílja dhe shoqería gjíthashtu mund te flasí me ne që të shprehin ndjenjat e tyre dhe te mesojnë me mire se si te jene me perkrahes ndaj viktimes. Qelimi edukativ:Nje funksion i rëndesíshem i Qendres se Kujdesit ndaj Dhunes Seksuale eshtë te jape nje informacion edukativ neper shkolla, organizata dhe ne komunitet mbi trajtimin mjekesor, ligjor dhe aspektet emocionale te dhunes seksuale.Cfare duhet te kini parasysh?Është e rendesíshme të mos harroni se kurrë nuk eshtë fají i víktímes. Dhunuesí eshtë pergjegjes per dhunen. |